Lautaro Martinez në dalje dhe dy emra në hyrje, zërat e merkatos tek Interi

by admin
Spread the love

Interi pritet të bëjë lëvizje të ndryshme në verë, si në hyrje ashtu në dalje. Emra janë disa dhe në qendër të vëmendjes mbetet Lautaro Martinez.

“Corriere dello Sport” shkruan se Interi është i hapur për ta shitur sulmuesin argjentinas për 70 deri në 80 milionë euro. Drejtori sportiv, Piero Ausiolio, ndodhet në Madrid me mision.

Ai pritet të dëgjojë ofertën për Martinez nga Atletico Madrid, ndërkohë që po punon edhe për dy transferime nga Spanja në Serie A.

Interi ka në shënjestër dy lojtarë të Real Madrid, Dani Ceballos dhe Luka Jovic. Te spanjollët ata nuk kanë hapësira dhe në verë me shumë mundësi do të ndryshojnë skuadër. Kampionët në fuqi të Italisë janë të interesuar për shërbimet e tyre. / oversport.tv

You may also like