Lautaro Martinez i sakrifikuari? Interi i ka vendosur çmimin

by admin
Spread the love

Lautaro Martinez dhe Interi mund të ndahen në verë. “Calciomercato” shkruan se sulmuesi argjentinas ka më shumë gjasa që të sakrifikohet në verë.

Interi madje thuhet se i ka vënë edhe çmimin sulmuesit, që po kalon një moment jo të mirë kohët e fundit.

Zikaltrit kërkojnë të përfitojnë 90 milionë euro nga shitja e sulmuesit të tyre, një vit pasi shitën edhe Romelu Lukaku për 115 milionë euro te Chelsea.

Klubet që mund ta tentojnë argjentinasin janë Liverpool dhe Atletico Madrid. Interi pret ofertat zyrtare, për të marrë edhe vendimin final.

Klubi i Serie A e ka blerë Martinez nga Racing Club në korrik të vitit 2018 për 25 milionë euro dhe kontrata i skadon më 30 qershor 2026, pasi këtë verë rinovoi. / oversport.tv

You may also like