Lautaro Martinez është fenomenal, kapiteni i Interit i barazon Militon dhe Vierin për…

by admin
Spread the love

Lautaro Martinez po kalon një formë të jashtëzakonshme te Interi. Kapiteni zikaltër shëntoi golin e katërt të sfidës ndaj Udinezes, ku skuadra e Inzagit triumfoi me shifrat 4-0. Për “Demin” argjentinas, goli i realizuar mbrëmjen e sotme ishte tepër special, pasi ishte i 28-ti me fanellën e Interit në vitin kalendarik 2023. 

Falë golit të shënuar ndaj Udinezes, Martinez barazoi dy ish-sulmuesve zikaltër, Diego Milito dhe Kristian Vieri.  

Që nga viti 2000, asnjë lojtar i Interit nuk ka shënuar më shumë gola se Lautaro Martínez në një vit të vetëm kalendarik në Serie A. Plot 28, teksa në të njëjtën kuotë ndodhen Diego Milito (viti 2012) dhe Kristian Vieri (viti 2001).  

Kapiteni aktual i Interit do të ketë në dispozicion edhe 3 ndeshje deri në mbyllje të vitit kalendarik, teksa gjasat janë të mëdha që t’i parakalojë Vierin dhe Militon.  

PANORAMASPORT.AL

You may also like