Lautaro: Kam folur me Dybala, shpresoj të shkojë ku është më i lumtur

by admin
Spread the love

Sot po stërviten së bashku tek Argjentina, por sipas mediave italiane, në të ardhmen e afërt do të stërviten së bashku tek Interi. Bëhet fjalë për Lautaro Martinez dhe Paulo Dybala që shumë shpejtë mund të formojnë “tangon argjentinase” në sulmin zikaltër.

Së fundmi vetë Lautaro Martinez foli për situatën e Paulo Dybalas, por preferoi të mos zbulonte shumë detaje nga një marrëveshje e mundshme. Ai komentoi gjithçka nga grumbullimi i tij me kombëtaren argjentinase.

“Nuk kemi folur për këtë temë. Kemi folur për shumë gjëra, për situatën e tij dhe gjithçka tjetër, por për momentin mendojmë për kombëtaren dhe e ardhmja e tij do të vendoset kur këto ndeshje të përfundojnë.  Është një lojtar me kualitet, personalitet dhe shpresoj që ai të luaj atje ku ndihet më i lumtur”.

Më pas ai foli edhe për përballjen që do të ketë me Italinë në Wembley për “La finalissima”. “Do të jetë një ndeshje e rëndësishme për ne, për atë që përfaqëson si Kupë, pavarësisht se ata nuk do të marrin pjesë në Kupën e Botës.

I njohim mirë karakteristikat e tyre, lojtarët e tyre. Janë rivalë të një niveli të lartë. Na pret një test shumë i rëndësishëm për të parë se në çfarë pike jemi”. /oversport.tv

You may also like