Lautaro, Dybala e Lukaku: Gjithçka bluhet tek Interi në prag të merkatos

by admin
Spread the love

Shumë fjalë në mediat italiane për lëvizjet tek Interit. Paulo Dybala mbetet një temë e nxehtë dhe mes drejtuesve të kampionëve në fuqi dhe agjentit të argjentinasit ka pasur kontakte.

Tuttosport ndërkohë raporton se Beppe Marotta, i cili edhe pse ka thënë se sulmi i Interit është i kompletuar, e do Dybala, por synon ai të jetë së bashku me Lautaro Martinez në ekip.

Nga ana tjetër edhe pista e rikthimit të Romelu Lukaku vijon të mbetet e ndezur. Gazzetta Dello Sport shkruan se mund të bëhet, por në kushte të caktuara ekonomike.

Interi mund ta mbyllë me belgun, nëse Chelsea pranon një huazim të shtrenjtë. Vetë Lukaku është i gatshëm të ulë pagën e tij nga 12.5 milionë euro në 7.5 milionë euro.

Deri më tani gjithçka është në nivelin e supozimeve, edhe për vetë situatën financiare të Interit dhe klubeve italiane në përgjithësi. Lukaku, Lautaro e Dybala në një ekip është një luks, që nuk dihet nëse zikaltrit e përballojnë dot. / oversport.tv

You may also like