LAS VEGAS – 35 000 unonjësit e kazinove paralajmërojnë greva masive

by admin
Spread the love



LAS VEGAS, 6 nëntor /ATSH-ANSA/ – Rreth 35 000 punonjës të kazinosë në Las Vegas janë gati të ”përthyejnë krahët” në mungesë të një marrëveshjeje që parashikon rritje pagash dhe kushte më të mira pune.

Rreziku i paralizës prek 18 kazino. Afati i fundit për të shmangur grevën është data 10 nëntor, datë në të cilën palët duhet të kenë arritur një marrëveshje për një kontratë pesëvjeçare.

“Një muaj më parë shumica dërrmuese votoi për autorizimin e një greve dhe ne vazhduam të negocionim me mirëbesim. Fatkeqësisht, nuk është bërë përparim i mjaftueshëm. Për çfarë bëhet fjalë tabela, ka rëndësi historike, por nuk mjafton dhe punonjësit meritojnë kontrata të paprecedentë edhe në sajë të fitimeve rekord të kompanive të mëdha”, theksoi Ted Pappageorge, përfaqësues i Sindikatës. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakNJU JORK – KS do të shqyrtojë çështjen e luftës në Gaza ditën e hënë


You may also like