Largohen mbetje të hedhura në mënyrë të paligjëshme në arenën ”Boris Trajkovski” dhe Univerzitetin ”Nëna Tereza” – Shqip

by admin
Spread the love

Gjatë ditës së djeshme, në sipërfaqen publike në afërsi të arenës ,,Boris Trajkovski” nga persona të panjohur në mënyrë të paligjshme janë hedhur përafërsisht 15 metra kub mbetje nga paketimet Eko – Patrulla e NP Higjiena Komunale – Shkup ka zhvilluar bisedë informative – edukative me personat përgjegjës nga Arena, pas së cilës ekipet e Ndërmarrjes kanë ngritur dhe transportuar mbetjen.

Njëkohësisht, në prag të hapjes ceremoniale të Universitetit “Nënë Tereza”, me vendndodhje në vendbanimin Tophanë të Shkupit, NP Higjiena Komunale – Shkup ka bërë pastrimin e plotë të rrethinës së universitetit, gjatë të cilit nga sipërfaqet publike dhe të trafikut janë larguar rreth 18 metra kub mbetje komunale të përziera, ndërtimore dhe të vëllimshme, thuhet në kumtesën e NP Higjena Komunale – Shkup.

You may also like