Largimi i Di Maria konsiderohet i sigurt, PSG e ka gati zëvendësuesin

by admin
Spread the love

Nuk dihet ende zyrtarisht e ardhmja e Angel Di Maria, por sipas asaj që raportohet nga mediat franceze, largimi i tij në fundin e sezonit është i sigurt. Më saktë, RMC Sport, ka thënë se sulmuesi argjentinas nuk është i lumtur në Paris dhe është vënë në lëvizje për një klubt të ri.

Ai dëshiron të largohet drejt një klubi ku mund të luajë më shumë. Megjithatë, ende nuk bëhen të ditura mundësitë që Di Maria ka për të ardhmen e tij, por ajo mund të jetë në Spanjë ose në Argjentinë.

Nga ana tjetër, PSG ka marrë masat dhe e ka piketuar zëvendësuesin e argjentinasit. Bëhet fjalë për mesfushorin brazilian të Lyon, Lucas Paqueta. Nuk është hera e parë që Leonardo kërkon të afrojë në kryeqytet Paquetan, por shuma e lartë që Lyon kërkon (80 milionë euro) mund të kthehet në një problem. /oversport.tv

Foto: PSG – Paris Saint-Germain Facebook

You may also like