Largimi duket i pashmangshëm, Mbappe refuzon çekun e bardhë që i ofron PSG

by admin
Spread the love

PSG po provon gjithçka për të bindur Kylian Mbappé që të rinovojë kontratën e tij me klubin, por duket se sulmuesi e ka ndarë mendjen dhe sezonin tjetër do të veshë fanellën e Realit të Madridit.

Sipas asaj që shkruan “Marca”, 23-vjeçari ka refuzuar edhe ofertën më të fundit nga klubi parisien. Drejtuesit e PSG-së i kanë ofruar sulmuesit një çek të bardhë për ta bindur që të qëndrojë.

Shifra që Mbappe do të përfitonte ishte më shumë se 90 milionë euro në sezon dhe bomberi do të ishte në qendër të projektit sportiv që synon të bëjë akoma më të fortë dhe konkurruese skuadrën. /Oversport.tv

Foto: Paris Saint-Germain Twitter

You may also like