Largësia ndez zjarre të mëdhenj, si ky i J.Lo dhe Ben Affleck kur takohen në aeroport

by admin
Spread the love

Nëse shumicën e çifteve largësia i ndan, me Jennifer Lopez dhe Ben Affleck ndodh e kundërta. Ata janë më të dashuruar se kurrë dhe këtë e tregon vetëm një grup fotosh shkrepur nga paparaci. Teksa takohen dhe presin që avioni privat i aktores të niset, ata shkëmbejnë puthje dhe përqafime, të njëjta si ato që i kemi parë të luajnë në filma sa e sa herë. Kështu çifti shumë i dashur dhe i komentuar nga publiku i shtoi galerisë së tij me foto romantike edhe ca të tjera që u komentuan shumë nga publiku.

Burime për ‘People’ kanë zbuluar se lidhja e çiftit është në fazën më të mirë.
Mesa duket, Ben dhe Jennifer janë shembulli që lidhjet në distancë jo vetëm funksionojnë, por e bëjnë raportin edhe më të fortë./revistawho.com

You may also like