Laporta tregon merkaton e Barçës: Do kemi 2 prezantime gjatë javës

by admin
Spread the love

“Këtë javë do të prezantojmë Dembelé dhe Raphina”, ka thënë presidenti i Barcelonës, Laporta gjatë një takimi.

Pak minuta më vonë në faqen zyrtare të klubit u shfaq njoftimi se ishte arritur akordi me Leeds për transferimin e Raphina, që duhet të kalojë vizitat mjekësore për tu zyrtarizuar. 58 milionë euro i ka kushtuar braziliani Barçës, por me bonuset shifra mund të rritet edhe me shumë.

Ndërsa Ousmane Dembelé duket se ka ndryshuar mendje dhe ka arritur një marrëveshje me spanjollët për një kontratë të re deri në vitin 2024.

Laporta ka folur edhe për Lewandowskin: “Po bëjmë ç’është e mundur, por nuk është e lehtë. Po punojmë mirë”. Barça ofron 50 milionë për polakun, por gjermanët kërkojnë 70 milionë.

Ndërkohë është Francisco Trincao është huazuar me të drejtë blerjeje te Sporting CP deri në qershor të vitit 2023. / Oversport.tv

Foto: FC Barcelona Facebook

You may also like