Laporta optimist për sfidën kundër PSG-së: Kam folur me lojtarët, e kalojmë Parisin

by admin
Spread the love

Çifti çerekfinalist në Ligën e kampion eve mes PSG-së dhe Barcelonës do të jetë një nga më interesantit. Kjo për shkak të historisë së ngatërruar mes dy klubeve në dekadat e fundit. Ngacmimet në distancë kanë nisur, sepse klubet e dinë fare mirë se loja psikologjike mund të ndikojë jo pak. Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka zbuluar se ka vizituar dhomat e zhveshjes së ekipit dhe se ka përcjellë një mesazh besimi përpara ndeshjes të së mërkurës së ardhshme me PSG-në.

Presidenti konsideron se ndeshja çerekfinale vjen në një moment të mirë për katalanasit dhe beson plotësisht se lojtarët e tij do të arrijnë të kalojnë në gjysmëfinalet e kompeticionit. “E vërteta është se jemi në një moment ‘të ëmbël’, një moment të mirë të sezonit. Unë kam qenë me lojtarët, ata janë super të motivuar. Ka optimizëm në dhomat e zhveshjes dhe shumë dëshirë për të luajtur ndeshjen e jetës në Paris. Me atë entuziazëm që kanë, me cilësinë dhe talentin e tyre, gjithçka është e mundur. Ia kam bërë të qartë ekipit se duhet të luajë për të fituar dhe ata do ta bëjnë këtë, të jeni të sigurt se do t’ia dalin”, shpjegoi Laporta në “El Chiringuito de Jugones”. Ndonëse katalanasit janë të vetëdijshëm për vështirësinë e çiftit, ata jo vetëm që nuk dorëzohen, por e shohin plotësisht të mundur kualifikimin përballë skuadrës së Luis Enrikes dhe Kilië Mbapesë. Sepse për më tepër, ndeshja vjen në një nga momentet më të mira të sezonit.

Barcelona nuk humbet që kur trajneri Ksavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga klubi në fund të sezonit pas humbjes në Barcelonë më 27 janar kundër Vijarrealit. Ndonëse ka mbetur edhe diçka më pak se një javë deri në ndeshjen e Parisit, katalanasit tashmë po punojnë me synimin për angazhimin në Champions. Madje, në stërvitje të dielën e kaluar, pas ndeshjes kundër Las Palmas, ata u stërvitën me topin që do të luhen çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Barcelona vjen në ndeshjen e dyfishtë kundër PSG-së, pasi eliminoi në 1/8 e finaleve Napolin.

PANORAMASPORT.AL

You may also like