Laporta: Lewandowski duhet të durojë, nuk mund të blejmë në këto momente

by admin
Spread the love

“Merkato? Në këto momente nuk mund të bëjmë akoma blerje. Po flasim me lojtarët që në interesojnë dhe u kemi thënë që të na presin”, ka thënë presidenti i Barcelonës, Joan Laporta gjatë prezantimit të Franck Kessie.

Numri 1 i klubit blaugrana u është përgjigjur kështu pyetjeve në lidhje me ardhjet e reja në klub, mes të cilëve Rahinha, Bernardo Silva dhe mbi të gjitha Lewandowski.

Laporta ka folur edhe për rinovimin e Ousmane Dembele, të cilit i skadoi kontrata në 30 qershor: “Ousmane nuk është një lojtar i Barcelonës, por i kemi bërë një ofertë. Ai nuk e pranoi propozimin tonë, por do të vazhdojë të flasë. Do të vazhdojmë bisedimet.

Gavi do të vazhdojë te Barça me 100%, ndërsa Frank de Jong nuk do të shitet, nëse nuk do të jetë e domosdoshme”, ka thënë presidenti i Barçës. / Oversport.tv

Foto: FC Barcelona Facebook

You may also like