Laporta: Jemi pranë rinovimit me Gavin, Dembele ka një ofertë

by admin
Spread the love

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka folur për situatën e disa lojtarëve në ekipin e tij. Kështu, ai u ndal tek e ardhmja e talentit Gavi, për të cilin siguroi se marrëveshja e rinovimit është pranë, ndërsa refuzoi të komentonte zërat për Robert Lewandowski.

“Jemi afër marrëveshjes me Gavin. Ne jemi optimistë, duam që Gavi ta vazhdojë aventurën e tij me ne. Edhe ata duan të njëjtën gjë, si lojtari ashtu edhe agjenti i tij”.

LEWANDWSKI DHE DEMBELE- “Nuk flasim për lojtarë që nuk janë të Barcelonës sepse do të ishte mungesë respekti ndaj Bayernit. Nga ana tjetër, për sa i përket Dembele, ai ka një ofertë në tavolinë, por nuk ka pranuar ende”, u shpreh ndër të tjera Laporta. /oversport.tv

Foto: Barcelona FC, Facebook

You may also like