Laporta i ka idetë e qarta, 7 goditje në merkato për të rikthyer Barçën në majë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sipas asaj që shkruan “Sport”, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta i ka idetë të qartë se çfarë duhet që skuadra të rikthehet të luftojë për majat në Spanjë dhe në Europë: 7 goditje në merkato.

Objektivat e Barçës aktualisht janë një portier, një mbrojtës qendre, 2 lojtarë krahu të një niveli të lartë, një mesfushor shkatërrues dhe 2 sulmues.

Janë tashmë të konfirmuara ardhjet e Inaki Pena (portier), Andreas Christensen dhe Franck Kessié. Ndërsa në sulm pritet të vijnë Robert Lewandowski (Bayern) dhe Raphinha (Leeds United).

Luftohet për të siguruar lojtarët e krahut dhe në listën e lojtarëve të piketuar spikasin: César Azpilicueta (Chelsea), Javi Galán (Celta Vigo), Alex Telles (Manchester United), Alejandro Grimaldo (Benfica), Nicolás Tagliafico (Ajax) dhe Álex Moreno (Real Betis). / Oversport.tv

Foto: FC Barcelona Twitter

You may also like