Laporta: Duhet shpëtuar futbolli europian, nuk duhet lënë në dorë të sheikëve

by admin
Spread the love

“Nëse një ditë Messi më merr në telefon dhe më thotë se do të kthehet, atëherë do të flisnim dhe do të isha shumë i lumtur”, ka thënë në një intervistë për “RTVE” presidenti i Barcelonës, Laporta, duke i hapur derën një rikthimi të yllit argjentinas.

Numri një i skuadrës katalanase ka folur edhe për Ousmane Dembele që duket sikur ka rilindur nën drejtimin e Xavit: “E di që e duam dhe Xavi arriti që të gjejë mënyrën që ta bëjë funksional. Jemi krenar me të dhe ai ndihet i vlerësuar, ndonëse është pranë skadimit të kontratës e di që ndihet mirë te Barcelona dhe do të flasim me agjentin e tij”.

Ai që nuk do të vijë në Katalonjë është Haaland: “Kam qenë shumë i qartë. Institucionet dhe rregullat vijnë para gjithçkaje dhe nuk do të bëjmë blerje që shkelin sistemin tonë të pagave. Nuk do të përmend emrat e lojtarëve që na interesojnë”, ka shtuar Laporta.

Barcelona së bashku me Real Madrid dhe Juventus vazhdojnë të besojnë tek projekti SuperLigë: “Projekti vazhdon dhe po e promovojmë. Është një mënyrë për të shpëtuar futbollin europian, është shumë e rëndësishme.

Al-Khelaifi me PSG-në, por edhe City kanë një makinë që prodhon para pas tyre. Ne po luftojmë këtë gjë, sepse nuk mund të lejojmë që futbolli europian të jetë në duart e shteteve që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian”, ka thënë mes të tjerash Laporta. / Oversport.tv

Foto: FC Barcelona Facebook

You may also like