Lamtumirë ideal! Aplikime për Gjermani nga FSK-ja – Shqip

by admin
Spread the love

Bëhet me dije se në mesin e 56 mijë qytetarëve të Kosovës që kanë aplikuar në ambasadën e Gjermanisë për viza pune, qindra prej tyre janë ushtarë të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.

Ky fakt është konfirmuar dhe një burim brenda Ministrisë së Mbrojtjes.

“Gjithmonë ka pas aplikime të shumta në numër”, ka thënë burimi, i cili, sipas Albanian Post e ka pranuar që ky numër i lartë është shqetësim i ngritur prej kohësh brenda ministrisë.

“Shqetësuese ka qenë gjithmonë, pasi ja djem që kanë e kanë përfunduar master e janë ushtarë. Këta të fundit janë prej atyre që duan të largohen nga Kosova”.

Për numrin e madh të ushtarakëve të FSK-së që duan të largohen, edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Joern Rohde e ka njoftuar ministrin e Mbrojtes Armend Mehaj.

Duke pasur si shqetësim këtë largim të ushtarëve të FSK-së, burimi brenda ministrisë ka thënë se po “merren hapa për me ua rritë pagat dhe nuk do të ketë ushtar nën 500 euro pagë”.

Sipas Albanian Post, kjo ishte edhe arsyeja përse Ministria e Mbrojtës do ta bëjë edhe një analizë për të parë moralin e ushtarëve të FSK-së. /tesheshi.com/

You may also like