Lamtumira e Dybala, tifozët vërshëllejnë drejtuesit e Juventusit

by admin
Spread the love

Paulo Dybala e ka mbyllur në lot me Juventusin. Sulmuesi argjentinas, në fund te ndeshjes me LAzion është përshëndetur me tifozët bardhezi.

Numri 10 largohet pas shtatë sezonesh, ndërkohë që në ceremoninë e largimit tifozët nuk janë kursyer me drejtuesit e Juventusit.

Sa herë ata shfaqeshin në ekranin e madhe, tifozët vërshëllenin duke shprehur hapur qëndrimin e tyre kundër trajtimit që i bënë Dybala.

Ata menduan se kërkesat e sulmuesit ishin tepër të larta dhe në fund vendosën të mos rinovojnë me të, edhe pse më parë e kishin arritur një akord. / oversport.tv

You may also like