Lamtumira e Abramovich jep “efekt domino”, bashkë me të priten edhe tre largime

by admin
Spread the love

Lamtumira e Roman Abramovich mund të sjellë një “efekt domino” edhe në postet drejtuese te Chelsea. Sipas asaj që raporton “The Athletic” bashkë me manjatin rus, pas shitjes së klubit pritet të largohen edhe tre figura shumë të rëndësishme për “Blutë e Londrës”.

Marina Granovskaia është më e rrezikuara në këtë mes pasi konsiderohet si krahu i djathtë i Roman Abramovich. Kështu, ajo pritet të jetë e shkarkuara e parë nga presidenca e re. Bashkë me të mund të largohet edhe Bruce Back.

Ndërkohë që bashkë me dyshen drejtuesi pritet të largohet edhe legjenda e portës, Petr Cech. Aktualisht, ish-portieri rrezikon të shkarkohet pasi Chelsea të bjerë në duart e dikujt tjetër. Ndërkohë që i njëjti burim, nuk përjashton as mundësinë që nga Chelsea të largohen edhe lojtarë të rëndësishëm. /oversport.tv

Foto: chelseafc.com

You may also like