Lampard me ide të qarta, ringritja e Everton kalon nga Armando Broja  

by admin
Spread the love

Everton i besoi stolin Frank Lampard me synimin për t’u rikthyer në krye të renditjes dhe për të filluar të vendosë themelet për të ardhmen. Megjithatë, Lampard është duke kërkuar disa lojtarë për sezonin tjetër në mënyrë që ai ta kthejë Everton sërish konkurrues në Premier League.

Plani i Lampard është që të transferojë tre talente nga Chelsea për sezonin tjetër. Një prej tyre është edhe sulmuesi shqiptar që aktivizohet te Southampton, Armando Broja.

20-vjeçari shqiptar ka fituar vëmendjen e shumë klubeve të Premier League dhe vetë Chelsea po mendon ta shikojë nga afër për sezonin tjetër, përpara se ta shesë.

Ndërkohë, dy lojtarët e tjerë janë Billy Gilmour dhe Conor Gallagher. Gilmour, një mesfushor 20-vjeçar skocez, luan me Norwich, ndërsa Gallagher, 22 vjeç, po shkëlqen me Crystal Palace. /oversport.tv

Foto: Southampton FC Twitter

You may also like