Lajmi i Fundit: Shtyhet sërish debutimi i Ramos te PSG

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mbrojtësi spanjoll duket se nuk është ende gati të luajë.

PSG përballet sonte Nantes në sfidën që luhet nga ora 17:00.

Për këtë ndeshje ishte paraparë që Sergio Ramos të debutojë me ‘Parisienët’, megjithatë një gjë e tillë nuk do të ndodhë sonte.

Ramos nuk është ftuar nga Mauricio Pochettino për këtë duel, duke konstatuar kështu se ai ende nuk është në 100% e tij.

Spanjolli u transferuar gjatë verës te gjiganti francez, por ende nuk ka arritur të luajë asnjë ndeshje zyrtare me klubin e ri pasi u lëndua gjatë para-sezonit.

Mbetet të shihet nëse Ramos do të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Man Cityt në mesjavë.

You may also like