Lajmi i fundit: Lukaku largohet nga kampi i Belgjikës

by admin
Spread the love

Ish sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku nuk do të luajë nesër kundër Italisë në kuadër të Ligës së Kombeve, transmeton Insporti.

Sipas Sky Sport Italia, Lukaku është larguar nga skuadra e Belgjikës përpara ndeshjes së nesërme me Italinë.

Mediumi italian ka zbuluar se sulmuesi 28-vjeçar është larguar nga Belgjika sot dhe do të humbasë ndeshjen kundër Azzurrëve.

Italia dhe Belgjika luajnë për vendin e tretë në Ligën e Kombeve të dielën, pasi të dy skuadrat humbën gjysmëfinalet e kësaj gare në fillim të kësaj jave.

Ndryshe, Lukaku, i cili ka luajtur 101 herë me Belgjikën dhe ka shënuar 68 herë për ekipin kombëtar 

You may also like