Lajmi i Fundit: Juventus rrezikon rënjen në Serie B

by admin
Spread the love

Telashet janë rikthyer për Juventusin që ashtu si edhe në skandalin e disa viteve më parë, po rrezikon seriozisht rënien nga Seria A me një vendim tavoline.

Bardhezinjtë po hetohen për transferimet e kryera në dy vitet e fundit.

Hetuesit kanë bastisur ambientin e Juventusit dhe kanë sekuestruar dokumente për të parë pasqyrën financiare.

Transferimi i Cristiano Ronaldos te Manchester United dhe i Miralem Pjanic nga Barcelona dyshohet se janë bërë në mënyrë të paligjshme dhe se nuk është raportimi i saktë i fitimeve kapitale.

Më saktësisht, bardhezinjtë dyshohet se kanë falsifikuar jo pak, por 42 transferime nga periudha 2019-2021 vetëm që të përmbushin rregullat e Fair Play financiar. Tashmë klubi është në dijeni se ka nisur hetimi kundër tyre, kundër Agnelli, Nedved dhe Cerrato si edhe ish-punjojësve të klubit që janë të përfshirë nga data 30 qershor 2019 deri në 2021.

Por çfarë rrezikon Juventusit? Si një kërcënim i parë është dërgimi në Serinë B, ndërsa rasti më i keq është edhe përjashtimi nga Europa për sezonet e ardhshme.

You may also like