Lajmet e fundit nga Italia/ Strakosha pritet të rinovojë kontratën

by admin
Spread the love

Situata te skuadra e Lazios ka ndryshuar dhe tashmë duket më e favorshme për portierin shqiptar, Thomas Strakosha.

Portieri i kombëtares së Shqipërisë, Strakosha mund megjithatë të rinovojë kontratën e tij me skuadrën e Lazios.

Ai nuk ishte pjesë formacionit startues kohëve të fundit, por me paraqitjet e dobëta të Pepe Reina, situata ndryshon për shqiptarin.

Raportime nga Italia bëjnë të ditur se Strakosha po rifiton pozitën e tij dhe pritet edhe të rinovojë njëkohësisht.

Situatë më ndryshe qëndron për anëtarin tjetër të Lazio, Luiz Felipe, i cili shihet larg kryeqytetit italian.

Mbetet të shihet se kur do të nisin apo konkretizohen negociatat mes Lazio dhe Strakosha, për kontratën e re.*AnashSport

You may also like