Lajm i mirë nga lufta, Anglia thotë se Ukraina mori në kontroll fshatrat midis Chernihiv dhe Kievit

by admin
Spread the love

Forcat ukrainase kanë rimarrë fshatrat Sloboda dhe Lukashivka në jug të Chernihiv, që ndodhen përgjatë një prej rrugëve kryesore midis Chernihiv dhe Kievit ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar sipas përditësimit më të fundit të inteligjencës britanike.

Ukraina vazhdon të bëjë kundërsulme të suksesshme, por të kufizuara në lindje dhe veri-lindje të Kievit, thotë Ministria e Mbrojtjes britanike.

Chernihiv edhe Kievi janë përballur me sulme të vazhdueshme ajrore dhe raketore, pavarësisht pretendimeve ruse për reduktimin e aktivitetit ushtarak në këto zona.

Kjo vjen pasi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se forcat ruse në Ukrainë po rigrupohen për të dyfishuar sulmet e tyre në lindje të vendit.

Rruga Press

You may also like