Lajm i keq për Kombëtaren, Armando Broja humbet pjesën e mbetur të sezonit

by admin
Spread the love

Tronditet Chelsea dhe Kombëtarja Shqiptare. Armando Broja pritet të humbasë pjesën e mbetur të sezonit. Ky i fundit duhet t’i nënshtrohet me patjetër një operacioni pas dëmtimit që pësoi në miqësoren kundër Aston Villas.

Siç raporton dhe “The Evening Standard”, një dëmtim i tillë, me shumë mundësi do ta lërë shqiptarin për pesë muaj jashtë fushave. Më e keqja e mundshme që mund ta presë sulmuesin 21-vjeçar, është që të mbesë jashtë për 12 muaj ose një vit i plotë.

Me këtë dëmtim të pësuar Broja, do të humbasë dhe ndeshjet kualifikuese të Shqipërisë për Euro 2024. Mungesa e 21-vjeçarit është padyshim një armë më pak për përfaqësuesen kuqezi. /oversport.tv

 

You may also like