Lajm i keq për Bayern Munich, dëmtohet De Ligt

by admin
Spread the love

Bayern Munich ka marrë një tjetër lajm të keq sa i përket repartit të mbrojtjes, pasi kanë mbetur pa një futbollist shumë të rëndësishëm.

Mbrojtësi holandez Matthijs de Ligt ka pësuar një lëndim gjatë kampit stërvitor që bavarezët po e zhvillojnë në Portugali gjatë këtyre ditëve.
Ka qenë faqja zyrtare e Bayernit që ka konfirmuar lëndimit e holandezit në gjurin e majtë.

“Matthijs de Ligt ka pësuar një dëmtim kapsulë në gjurin e majtë gjatë kampit stërvitor në Faro të Portugalisë. Diagnoza u konfirmua nga departamenti mjekësor i FC Bayern pas një skanimi MRI atje. Prandaj, mbrojtësi nuk do të jetë në gjendje të stërvitet për momentin”, thuhet në njoftimin zyrtar të Bayern Munich./ h.ll/abcnews.al

You may also like