Lajçak: Zgjidhja e fatit të personave të zhdukur është urgjente

by admin
Spread the love

I Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se zgjidhja e fatit të më shumë se 1600 personave të zhdukur në Kosovë është urgjente.

“Zgjidhja e fatit të më shumë se 1600 personave ende të zhdukur është urgjente. Të gjithë të dashurit – pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike – meritojnë që ky proces të mbyllet. Kjo është arsyeja pse unë vizitova Qendrën e Dokumentimit Kosovë, u takova me Qendrën e Burimeve Njerëzore për Personat e Zhdukur dhe mora pjesë në shfaqjen e filmit “Uji dhe qirinjtë”, ka shkruar ai në Twitter.

Klan Kosova mbrëmë ka raportuar ekskluzivisht për vizitën që emisari i BE-së për dialogun e ka bërë në ekspozitën “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë” duke u bërë kështu edhe zyrtari më i lartë evropian dhe botëror deri tani që e ka vizituar atë.

“Është prekëse sepse kur shihni këto fotografi ju e kuptoni se pas çdo statistike qëndrojnë jetët njerëzore. Kur shihni fëmijët që janë më të pafajshmit e më të pambrojturit, natyrshëm pastaj e kupton më shumë fytyrën jo-humane të luftës. Kam mirënjohje për gjithë ata që e kanë bërë të mundur këtë ekspozitë dhe gjithë punën që po bëhet për të ruajtur kujtesën dhe natyrisht për t’u siguruar që kjo mos të përsëritet më kurrë”, ka thënë Lajçak për Klan Kosova.

 

 

 

You may also like