Lajçak takohet me Plenkoviqin, diskutojnë për gjendjen në Ballkan dhe dialogun

by admin
Spread the love

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot gjatë ditës ka thënë se ka zhvilluar një bisedë të dobishme me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Lajçak mes tjerash potencoi se pikë e bisedës së tyre ishte dhe gjendja në Ballkanin Perëndimor dhe dialogu.

Ai e falënderoi Plenkoviqin për mbështetjen që po jep Kroacia për të gjetur zgjidhje në dialog, njofton Klankosova.tv.

“Pata një takim të dobishëm me Andre Plenkoviqin sot në Dubrovnik. Ne folëm për gjendjen në Ballkanin Perëndimor dhe dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Mirënjohës për mbështetjen e Kroacisë në përpjekjet tona për të gjetur një rrugë përpara dhe për t’u kthyer në zbatimin e marrëveshjeve të dialogut”, shkroi Lajçak.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like