Lajçak flet për darkën Kurti-Vuçiq, diskutimi vazhdon në nivel kryenegociatorësh më 13 maj

by admin
Spread the love

Ndërmjetësuesi i Bashkimit Europian, për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka dhënë detaje rreth darkës së sontme në Berlin, pjesë e së cilës ishin kryeministri kosovar Albin Kurti si dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Lajçak po e vlerëson si mundësi të mirë këtë takim të treshes, për të diskutuar rreth çështjes së dialogut, për të cilin thotë se pritet diskutim tjetër në nivel kryenegociatorësh më 13 maj, transmeton klankosova.tv.

”Mirëpritëm mundësinë për një darkë joformale diskutimi rreth dialogut me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq në Berlin. Mirënjohës ndaj qeverisë gjermane për pritjen. Ne do të vazhdojmë diskutimin në nivel të kryenegociatorëve më 13 maj”.

You may also like