Lajçak dhe Escobar me Bërnabiq flasin për zbatimin e marrëveshjeve për energjinë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak dhe emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar gjatë vizitës në Beograd janë takuar me kryenegociatorin serb Petar Petkoviq me të cilin kanë folur për çështjet aktuale që po diskutohen në dialog.

“E kam mirëpritur mundësinë e sotme për të pasë një bisedë më të detajuar me kryenegociatorin serb Petar Petkoviq për çështjet që po diskutohen aktualisht në dialog, duke përfshirë energjinë, personat e zhdukur dhe targat”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Për marrëveshjet për energjinë folën edhe me presidenten serbe, Ana Bërnabiq, me të cilën patën një diskutim intensiv për dialogun me Kosovën, njofton Klankosova.tv.

“Kishim një diskutim intensiv me presidenten e Serbisë, Ana Bërnabiq, për rrugën përpara në dialog, në veçanti për implementimin e marrëveshjeve të dialogut për energjinë të viteve 2013.2015. E mirëpres përkushtimin e saj për dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, tha emisari evropian në një cicërimë tjetër.

Lajçak dhe Escobar në Serbi kanë takuar edhe kryeministrin Aleksandar Vuçiq, ministrin e Punëve të Jashtme Nikola Selakoviq dhe komunitetin e bizneseve dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile atje ku në të gjitha takimet u diskutua për dialogun me Kosovën.

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak pas vizitës në Prishtinë vazhduan drejt Beogradit ku qëndruan në vizitë dy ditore.

 

 

You may also like