Laçi-Kukësi finalja e madhe, Tirana transfertë delikate! Sytë edhe në Elbasan

by admin
Spread the love

Abissnet Superiore u rikthye dje dhe në fund vetëm Egnatia fitoi, një finale kundër Skënderbeut rival për mbijetesë. Partizani-Vllaznia u ndanë në barazim dhe sot janë në plan edhe tre ndeshjet e tjera të javës së 21-të.

Sot finalet nisin nga ora 13:45. Tirana e vendit të parë përballet me Kastriotin e vendit të fundit në Kamzë, kurse në Laç kurbinasit e vendit të dytë presin Kukësi, në një ndeshje që mund të konsiderohet më e rëndësishmja e javës.

Bardheblutë duan tre pikët, me shpresën që të rrisë diferencën me rivalët që kanë ndeshje direkte mes tyre. Pastaj Laçi-Kukësi do të jetë një betejë si zakonisht.

Gjithçka përmbyllet me duelin e orës 16:45, Teuta-Dinamo, dy skuadra që duan me çdo kusht të rikthehen te fitorja dhe të largohen nga vorbulla e ekipeve të zonës së ftohtë. Fitorja e Egnatias dje i ka vënë edhe më shumë në presion, sidomos blutë e kryeqytetit.

ABISSNET SUPERIORE – JAVA 21

E diel, më 20 shkurt 2022
Ora 13:45 | Kastrioti-Tirana
Ora 13:45 | Laçi-Kukësi
Ora 16:45 | Teuta-Dinamo

E shtunë, më 19 shkurt 2022
Egnatia-Skënderbeu 2-0
Partizani-Vllaznia 1-0

/ oversport.tv

You may also like