Laçi ekipi i momentit, kurbinasit i lënë pas të gjithë në pesë ndeshjet e fundit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Abissnet Superiore ka hyrë në fazën e dytë të saj me Tiranën që ka parakaluar Partizanin në kryesim, pas përballjeve të javës së 11-të. Dhe për të ndodhur kjo, nuk mjaftoi vetëm triumfi i bardhebluve përballë skuadrës së Egnatias me gol të Patrik, por u desh edhe fitorja e Laçit në shtëpi që ndali Partizanin.

Pikërisht, skuadra kurbinase është ekipi më në formë i momentit. Referuar pesë ndeshjeve të fundit, Laçi mban vendin e parë me 2 barazime dhe 3 fitore. Pesë rezultate pozitive radhazi që e bëjnë ekipin e drejtuar nga Vukicevic të ketë koleksionuar 11 pikë, nga 15 të mundshme. Më shumë sesa çdo skuadër tjetër. Tirana vjen e dyta për këtë renditje të pesë sfidave të fundit, e cila me 3 fitore, një barazim dhe një humbje ka koleksionuar 10 pikë nga 15 të mundshme. Kastrioti dhe Vllaznia ndjekin me nga tetë pikë të grumbulluara.

Në vijim, për të tentuar që të ruajnë këtë ecuri pozitive, skuadra e Laçit do t’i bëjë llogaritë me ish-trajnerin Shpëtim Duro, tashmë në krye të stolit të Egnatias. / Oversport.tv

You may also like