Lacazette del hapur: Po diskutoj me shumë klube, dua të luaj në Champions

by admin
Spread the love

Alexandre Lacazette dëshiron të luajë sërish në Champions League. Këtë gjë e ka pranuar vetë sulmuesi francez që me intervistën për Canal Plus ka dhënë edhe disa sinjale lamtumire për Arsenalin. Kontrata e tij skadon në fundin e këtij sezoni dhe sipas të gjitha gjasave ai do të largohet nga “Topçinjtë”.

“Jam duke diskutuar me shumë klube. Jam i hapur për çdo mundësi”, u shpreh sulmuesi francez duke treguar se largimi është diçka e sigurt. Më pas ai nuk e fshehu as mundësinë që të rikthehet tek ish-ekipi i tij, Lyon.

“Nuk i kam prishur kurrë marrëdhëniet e mia me ish-klubin. Ata e dinë që unë jam i lirë, nëse më duan duhet të bëjnë një propozim. Gjëja më e sigurt është se unë dëshiroj të luajë në Europë. Nuk luaj në Champions League prej një kohe të gjatë dhe më mungon, kështu që do të ishte diçka e bukur”. /oversport.tv

Foto: Arsenal, Facebook

You may also like