KYLIAN Mbappe ia dhuron fitoren në frymën e fundit Parisit

by admin
Spread the love

Paris Saint-Germain ishte nikoqir i Real Madridit për derbin që u zhvillua në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, shkruan Insporti.

Përkundër rasteve që patën të dyja ekipet, takimi deri në minutat e fundit nuk pati gola. Ishte francezi Kylian Mbappe ai që realizoi në minutat e fundit të ndeshjes (90+4) golin e fitores.

GOLI

Kur po luhej minuta e 60’të e takimit, PSG fitoi penallti me anë të Mbappe, por në gol nuk arriti të realizojë – topin e priti Courtois.

Ndryshe, Ramos që u largua nga Los Blancos pas 16 vitesh qëndrimi në klub dhe iu bashkua PSG-së si lojtar i lirë, nuk u paraqit në këtë sfidë për shkak të lëndimit.

Kujtojmë se, nga ky raund për herë të parë në Champions League nuk do të vlejë goli si mysafir.

Ndeshja kthyese zhvillohet me 9 mars.

/Insporti.com

You may also like