Ky është viti i Benzema, francezi nuk ka shënuar asnjëherë kaq shumë

by admin
Spread the love

Nuk ka asnjë dyshim: ky është viti i Karim Benzema. Sulmuesi francez është kthyer në liderin e Realit të Madridit dhe me golat e shënuar po udhëheq skuadrën drejt sukseseve në kampionat dhe në Champions.

Bomberi vulosi përmbysjen e madhe kundër Sevillas, duke shënuar golin e 25-të në LaLiga këtë sezon, diçka që nuk e kishte arritur kurrë më parë me fanellën e Realit.

Në 39 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet këtë sezon, Benzema ka shënuar 39 gola (6 dygolësha dhe 3 tregolësha), mesatarisht një gol çdo 85 minuta të luajtura.

Në 10 sfidat e fundit në të gjitha kompeticionet bomberi francez ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë 4 asisit për shokët e skuadrës. / Oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. Twitter

You may also like