Ky është vendimi i Big Brother VIP Albania pas sjelljeve të Luizit ndaj Kiarës

by admin
Spread the love

Gjatë ditës së sotme në shtëpinë e “BBV” ka ardhur një zarf i zi, vendimi i të cilit sapo u komunikua nga Arbana Osmani.

Brenda zarfit të zi shkruhej se “Asnjë prej jush [banorëve] që nga ky moment nuk mund të thyej rregullat. Konkurrenti do të eliminohet menjëherë dhe ky është paralajmërimi i fundit i Big Brother”.

Ndryshe, pas situatës së Luizit dhe Kiarës, e cila u cilësua nga një pjesë e banorëve si dhunë fizike, ata janë të bindur se vendimi i zarfit lidhet me Luizin.

Madje, vetë Luizi iu drejtua Kiarës me fjalët “Ia dole”. Ky reagim i artistit nga Shkodra pasi pa zarfin ka bërë që Kiara të shpërthejë në lot.

Po çfarë ndodhi më herët midis Kiarës dhe Luizit

Një mision i vendosur nga “Vëllai i Madh” për vajzat e shtëpisë, krijoi kaos, solli lot, debate dhe një situatë të vështirë për Kiara Titon. Ermiona iu komunikoi vajzave të tjera se “Big Brother” iu ka dhënë një mision, ku duhet të injorojnë djemtë e shtëpisë, të mos flasin me ta, të mos reagojnë dhe të mos i prekin. Kështu vajzat do të fitonin një avantazh.
Luizi, i cili e kuptoi që në fillim lojën nga reagimet e Kiarës, ishte ai që u mundua të bëjë partneren e tij të dorëzohet për të humbur lojën.

Megjithëse fillimisht i tha Kristi se “gratë tona janë në lojë dhe mund të kenë një avantazh”, ai e çoi Kiarën deri në atë pikë sa ajo të përlotej dhe të kërkonte ndihmë nga Olta.

You may also like