Ky është emri që Kristina Baki vendosi për vogëlushen që do të vijë së shpejti

by admin
Spread the love

Në vetëm pak javë, Kristina Baki do të bëhet nënë për herë të parë me një vajzë. Me një video në “Youtube” nga “baby shower” modelja ka treguar se vajza do të quhet Siera.

“Çdo emër që më pëlqente mua, nuk i pëlqente partnerit ose anasjelltas, gjithashtu dhe ndonjë familjari. Ishte shumë e vështirë, por gjyshi nga ana e babit na sugjeroi një emër që ne të gjithëve na pëlqeu dhe emri që ne kemi vendosur është Siera”, është shprehur Kristina.

Baki ka realizuar disa sete fotografike gjatë shtatzënisë që kanë marrë vëmendjen e gjithë ndjekësve nga njëri kompozim në tjetrin./revistawho.com

You may also like