“Ky është ‘Anfield Road’ ”, Klopp i mahnitur nga përmbysja e “Të Kuqve”: E nisëm në mënyrë fantastike muajin dhjetor

by admin
Spread the love

“Të Kuqtë” dhuruan spektakël pasditen e së shtunës, teksa arritën të përmbysnin në fundin e lojës, në “Anfield Road”, skuadrën e Fulham, për të arritur një fitore të madhe, 4 me 3, ndaj skuadrës së Fulham, në sfidën e vlefshme për javën e 14-të të kampionatit anglez të futbollit, Premier Leauge.

Në një prononcim për mediat pas ndeshjes, teknikut gjerman, Jurgen Klopp, i cili tepër i lumtur nga fitorja spektakolare të djemve të tij, i ka konsideruar të katërta rrjetat e “Të Kuqve”, si gola të klasit botëror.

“Çfarë mund të them?! Ne luajtëm një ndeshje të pabesueshme derisa nuk e bëmë më, edhe falë meritës së Fulhamit që luajti shumë mirë. Ne shënuam katër gola të nivelit botëror dhe ishim me fat që në fund e fituam ndeshjen. Kjo tregon gjithçka.

Vazhduam të besojmë edhe pas golit të 3-3, ne donim të fitonim ndeshjen dhe kjo më pëlqeu. Për të qenë i sinqertë, katër gola nuk i kam parë kurrë më parë në një ndeshje si kjo. Premier League është shumë e vështirë për t’u fituar në një mënyrë bindëse. Goli i dytë për Trent ishte shumë i veçantë. Ky është ‘Anfield Road’ dhe ne e nisëm në mënyrën më të mirë kalendarin e ngjeshur që na pret këtë muaj”, – u shpreh Klopp. /i.m /abcnews.al

You may also like