“Ky duhet të jetë një alarm për qeverinë”, Tabaku tregon me çfarë po përballet vendi: Shkurt dhe shqip, ne po përjetojmë një situatë të rrezikshme

by admin
Spread the love

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me krizën e rritjes së çmimeve që ka kapur vendin. Përmes një postimi në facebook, Tabaku shkruan se po përjetohet një situatë e rrezikshme stagflacioniste e cila ka nevojë për menaxhim dhe jo për propoagandë.

Deputetja e PD-së thekson se sektori i bujqësisë, i cili ka numrin më të madh të vetëpunësuarve është në një krizë të thellë, ndërkohë që ndihma e dhënë nga qeveria është më e ulëta në rajon.

“Shkurt dhe shqip, ne po përjetojmë një situatë të rrezikshme stagflacioniste, që ka një nevojë të madhe për menaxhim jo propagandë.

Një qeveri e përgjegjshme, një maxhorancë që mendon jo me teorinë e të kaluarit të radhës do të ishte shqetësuar jashtëzakonisht shumë kur ndërsa rrihte gjoksin për rritjen ekonomike të publikuar javën e shkuar, të shihte se e gjithë rritja ekonomike vinte nga ndërtimi dhe jo nga bujqësia.

Shumica e shqiptarëve të vetëpunësuar janë në sektorin e bujqësisë, e cila po përjeton një krizë të thellë, ky duhet të ishte një alarm për qeverinë, e cila duhet të rishihte politikat e saj sektoriale. Incentivat edhe subvencionet në bujqësi për Shqipërinë janë ndër më të ulëtat në rajon dhe këtë e tregon dhe deficiti tregtar.

Por shqetësimi i maxhorancës duket se nuk është bujqësia sesa propaganda. Thënë më shkurt, nuk na duhen edhe aq paratë e bujqësisë sesa na duhet ndërtimi që sipas çdo matësi ndërkombëtar financohet në masë të gjerë nga paratë e pista“, shkruan Tabaku në facebook.

You may also like