Kuvendi votoi ndryshimet në Kodin Penal – ulen dënimet për funksionarët që bëjnë keqpërdorime dhe bashkim kriminal

by admin
Spread the love

Kuvendi miratoi sot pasdite në mënyrë të përshpejtuar ndryshimet në Kodin Penal, me të cilat ulen ndjeshëm dënimet për format e ndryshme të veprave penale të kryera nga funksionarët shtetërorë, si “keqpërdorimi i detyrës zyrtare” dhe “bashkim kriminal”.

Për ndryshimet, 48 deputetë votuan “pro”, dhe 36 ishin “kundër”. Një deputet abstenoi.

Në shpjegimin e ndryshimeve ligjore, përveç të tjerave, qeveria deklaroi se synimi është harmonizimi i Kodit Penal me dokumentet ndërkombëtare, si dhe se propozimi i ligjit bazohet në të njëjtat parime mbi të cilat Kodi Penal është i bazuar.

Votimit i parapriu debati në të cilin deputetët e opozitës shprehën kritika të ashpra, duke akuzuar qeverinë se ka sjellë këto ndryshime ligjore për të amnistuar ata që shkelin ligjin. Siç theksuan deputetët e VMRO-DPMNE-së, edhe në këtë rast po keqpërdoret flamuri evropian. Por, sipas zëvendësministres së Drejtësisë Viktorija Avramovska – Madiq, e cila iu përgjigj atyre, nga gjithsej 38 nene në ndryshimet dhe plotësimet ligjore, 35 janë me direktiva të BE-së.

You may also like