Kuvendi sot mban seancë plenare

by admin
Spread the love

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen sot në seancë plenare.

Mbledhja është paralajmëruar të nis nga ora 10:00.

Rendi i ditës:

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L – 123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive,
  4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-167 për Prokurorin e Shtetit
  5. Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit “Sistemi për Menaxhimin e Pagave”,
  6. Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit: “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga Donatorët për vitin 2021”,
  7. Propozimi i GP të LVV për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

Ndryshe, dje (e mërkurë), në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e seancës plenare me pikat epapërfunduara nga seancat e kaluara.

You may also like