Kuvendi në mbledhjen e 103-të miratoi disa vendime, vazhdon edhe me dy mbledhje – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kuvendi sot, në kuadër të mbledhjes së 103-të miratoi disa vendime: për shkarkimin dhe zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit për Takime Shkencore – Kulturore “Dhjetë ditë Republika e Krushevës”, për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Bordit për ndarjen e Çmimit Shtetëror “23 Tetori”, për shpalljen e konkursit publik për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për Mbikëqyrje Qytetare, për publikimin e konkursit publik për emërimin e anëtarit të Komisionit për Mbrojtje nga Konkurrenca, si dhe për publikimin e konkursit publik për emërimin e anëtarit në Komisionin Shtetëror për Ankesa për Furnizime Publike.

Deputetët i miratuan edhe vendimet për publikimin e konkursit publik për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi, për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Shtetëror për Parandalim të Krimeve të Fëmijëve, për zgjedhjen e zëvendësdrejtorit të Agjencisë për Mbrojtje të të Dhënave Personale, si dhe për zgjedhjen e shoqatave nga sfera e të drejtave të njeriut, të drejtën policore dhe gjyqësorin për mekanizmin për kontroll qytetare në përbërje të Avokatit të Popullit.

Ishte miratuar edhe Vendimi për ndryshimin e Vendimit për themelimin e grupeve parlamentare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me parlamente të shteteve të tjera dhe zgjedhjen e nënkryetarëve dhe anëtarëve të grupeve parlamentare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me parlamente të shteteve të tjera.

Në rend dite ishin edhe Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim teknik mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Japonisë, si dhe Propozim-ligji për ratifikimin e Protokollit për ujë dhe shëndet të Konventës nga viti 1992 për mbrojtje dhe shfrytëzim të rrjedhave ujore ndërkufitare dhe liqeneve ndërkombëtarë, por për ato nuk pati debat sepse, siç sqaroi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, nuk kanë kaluar në komisionet adekuate kuvendore.

Pasi rendi i ditës ishte shqyrtuar deri në pikën 12, Xhaferi e ndërpreu mbledhjen dhe dha dhjetë minuta pauzë që deputetët të përgatiten për vazhdimet e mbledhjes 99 dhe 84. Vazhdimi i mbledhjes së 103-të, tha, do të caktohet sërish.

Deputetët e filluan mbledhjen duke bërë kujtuar të pësuarit në tërmetet në Turqi dhe Siri, me një minut heshtje.

You may also like