Kuvendi i miratoi ndryshimet e Ligjit për pagën minimale

by admin
Spread the love

Me 90 vota “për”, pa asnjë “abstenime” ose “kundër”, Kuvendi sot i votoi ndryshimet e Ligjit për pagën minimale, të cilat duhet të mundësojnë rritjen e saj në 18.000 denarë.

Edhe në vazhdimin e sotëm të debatit, si në atë paraprake për Propozim ndryshimet e Ligjit për pagën minimale, kanë mund të dëgjohen mendime të ndryshme nga deputetët nga partitë në pushtet dhe nga opozita.

 

Për deputetët e shumicës qeveritare, me këtë vendim ligjor do të përmirësohet standardi i jetesës të rreth 18.000 punëtorëve të cilët marrin pagë minimale dhe siç vlerësuan, është mirë edhe ajo që metodologjia e ndryshuar për harmonizim vjetor dhe që paga minimale nuk do të mund të jetë më e ulët se 57 për qind se paga mesatare.

Deputetët e opozitës, megjithatë, shprehën keqardhje që nuk është pranuar amendamenti i tyre për rritje graduale të të gjitha pagave tjera sepse inflacioni, siç thanë, ndikon në standardin e jetës të të gjithë punëtorëve. Sipas tyre, nëse rritet vetëm paga minimale dhe jo të gjitha pagat, atëherë do të vijë deri në nivelim.

Propozim ndryshimet Ligjit për pagën minimale janë dorëzuar në Kuvend pasi pas negociatave disa ditore të Këshillit ekonomik-social më 7 shkurt u arrit marrëveshje që paga minimale të rritet në 18.000 denarë me pagesën e pagës së marsit gjegjësisht në prill. Rritja e pagës minimale do të ndihmohet edhe nga ana e shtetit i cili nga Buxheti do të ndajë 16 milionë euro për pagesën e dallimit në kontributet deri në fund të vitit.

Rritja e pagës minimale është kërkesë e sindikatave, sipas të cilave, bëhet fjalë për nevojë egzistenciale të punëtorëve duke e pasur parasysh rritjen e shpenzimeve të jetesës dhe faktin që dy paga minimale janë pak që të mbulohet shporta minimale sindikale.

Seanca kuvendore vazhdoi me debat për Propozim ligjin për mbikëqyrje inspektuese në mjedisin jetësor, në lexim të parë. /MIA.MK/

You may also like