Kuvendi i Kosovës nënshkruan kontratë 30 mijë euro për furnizim me lule

by admin
Spread the love

Kuvendi i Kosovës ka nënshkruar kontratë në vlerë 30 mijë euro për furnizim me lule për nevoja protokollare, furnizim me lule dhe gjelbërim të oborrit të kuvendit.

Kjo është bërë publike në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, në të cilën thuhet se vlera e këtij tenderi parashihet të jetë 30 mijë euro.

“FURNIZIMI ME LULE DHE BIMË TË TJERA Lot-1 Furnizimi me lule për nevoja protokollare Lot-2 Furnizimi me lule dhe bimë të tjera për gjelbërimin e oborrit (me peshim) Lot-3 Furnizimi me lule dhe bimë të tjera për gjelbërimin e oborrit (pa peshim)”, thuhet në njoftimin e KRPP-së, transmeton Klankosova.tv.

Lajme interesante

You may also like