Kushton 350-1000 euro, tartufi është përbërësi magjik i recetave me shumë shije – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Tartufi është një lloj kërpudhe që rritet në rrënjët e lisit, blirit, pishës dhe shelgut të egër. Zakonisht ai rritet në tokë ranore dhe nuk ka as rrënjë, as gjedhe, as degë. Kjo specie është në formën e zhardhokut dhe e merr ushqimin nga rrënjët e bimëve të tjera.

Ai thith prej rrënjëve kripëra minerale, të cilat janë pikërisht ato që e bëjnë kaq të kërkuar dhe të çmuar këtë specie të rrallë. Në natyrë gjenden disa lloje tartufë dhe vlera e tij varion nga 350-1000 euro. I ziu është ai që haset më shpesh dhe që arrin një vlerë deri në 350 euro për kilogramë.

Ndërsa janë edhe tartufët e bardhë që ngjajnë me zhardhokët e patates, por me formacion më të çrregullt, të cilët çmohen më shumë, për shkak të vlerave ushqyese dhe shijeve që mbartin. E veçanta e këtyre kërpudhave është se aroma e tyre varet nga bima në të cilën ritet.

Tartufi më i shtrenjtë rritet në rrënjët e lisit dhe merr aromën e kësaj peme. Zhardhoku i tartufit e merr formën nga formacioni i terrenit dhe nga rrënjët e bimëve në të cilat paraziton.

Ndërkohë që sa më i madh të jetë zhardhoku i tartufit, aq më shumë vlerësohet e për këtë arsye i rritet edhe çmimi. Besojmë se këtë e merrni me mend.

Pjatat e shijshme me bazë tartufin janë të shumta dhe me çmime shumë të përshtatshme për të gjithë. Spaghettit carbonara me tartuf, raviolit apo cheesecake me tartuf kanë një shije kaq të mirë e kaq joshëse, sa do të donit që pjata të mos mbaronte kurrë. (Neps)

You may also like