Kushtet e Lidhjes Demokratike për vazhdimin e koalicionit me LSDM-në në Qeveri

by admin
Spread the love

Këto janë disa nga kushtet e Lidhjes Demokratike të Pavle Trajanovit për vazhdimin e koalicionit me LSDM-në në Qeverinë e ardhshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Trajanov mes tjerash kërkon reforma në gjyqësor.

-Reformat në sistemin gjyqësor përmes rishikimit të punës së të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve,

-Miratimi i një ligji për luftë kundër krimit të rëndë dhe korrupsionit të lartë,

-Miratimi i një programi të veçantë për të rinjtë me arsim të lartë përmes punësimit në sektorin publik ose privat, me financim nga Buxheti i RM V-së për të paktën një vit.

-Reforma e legjislacionit zgjedhor përmes ndryshimeve ndërhyrëse në ligjin ekzistues zgjedhor, i cili në vend të gjashtë njësive zgjedhore, të vendoset vetëm një, me model proporcional dhe pa prag zgjedhor (Ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë në Procedurë Parlamentare).

-Bisedimet me BE-në dhe Republikën e Bullgarisë duhet të zhvillohen në bazë të një platforme përgatitore dhe Rezolutës tashmë të miratuar nga Kuvendi i RMV-së, e cila përcakton vijat e kuqe në negociata.

-Liria e mediave dhe lufta kundër lajmeve të rrejshme

You may also like