Kush tha që Lindita ka frikë të tregojë si dukej dikur? – Shqip

by admin
Spread the love

Një nga personazhet e showbizit më frymëzues është padyshim Lindita Halimi. Përpos zërit të saj unik, që na ka përfaqësuar deri në Eurovision, Lindita është komentuar shumë edhe për transformimin e saj në pamje. Këngëtarja arriti qëllimin e saj për të pasur një trup në super formë me këmbëngulje duke mbajtur dietë strikte dhe palestër çdo ditë. Sot ajo frymëzon shumë vajza me anë të postimeve në Instagram ku nuk ngurron edhe të tregojë ndryshimin që ka pësuar. Megjithatë së fundmi Linditën e kanë akuzuar se ka frikë të tregojë si dukej dikur. Përgjigjen, ajo e ka dhënë me një video ku ka bashkangjitur dy foto ku tregon qartë ndryshimin. “Së fundmi më pyetën ‘A ke frikë të tregosh sesi dukeshe dikur?’. Ky postim është përgjigja ime”, shkruan Lindita.

You may also like