“Kush të pëlqen prej banorëve”, DJ PM e vë në siklet Sarën

by admin
Spread the love

Pajtim Krasniqi i njohur me emrin artistik “DJ PM” është një nga banorët më të rinj të shtëpisë më të famshme – “Big Brother VIP”.

DJ PM që në hyrje brenda shtëpisë shfaqi haptazi simpatinë për blogeren, Sarah Berisha, gjë e cila u kuptua edhe prej banorëve të tjerë me anë të klipi që u shfaq të premten mbrëma.

Në atë klip, PM thotë se ka pëlqim për Sarën dhe dëshiron ta njeh më shumë, teksa ngacmimet dhe afrimiteti ka nisur të vërehet që orët e para mes tyre.

Pasditen e djeshme ai e ka provokuar Sarën me një pyetje tepër komike.

Teksa Sarah po organizonte një lojë, Dj PM i ka drejtuar këtë kërkesë: Më thuaj cilin prej banorëve të pëlqen në shtëpi dhe pse pikërisht PM? Kjo pyetje kaloi me të qeshura nga blogerja.

 

 


You may also like