Kush pritet t’i vizitojë policët kosovarë të rrëmbyer nga Serbia? – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeministri Kurti tha se janë duke bërë çdo gjë që policët e rrëmbyer të mërkurën nga forcat serbe, të lirohen sa më shpejt.

Ai saktësoi se në javën e ardhshme pritet që Jetish Jashari, shef i zyrës ndërlidhëse në Beograd, t’i vizitojë policët e rrëmbyer.

“Jemi duke bërë çdo gjë që ata të lirohen sa më shpejt, të pacenuar, ndërkaq në anën tjetër ftojmë faktorin ndërkombëtar që ta dënojë agresionin e Serbisë me 14 qershor, ku njësitë e tyre ushtarake e policore rrëmbyen policët tanë, njësiti antiterror dhe ai Kobra i ushtrisë, tre policiët tanë në Leposaviq, të cilët ndodheshin pikërisht tek një rrugë e mbyllur ilegale e kontabandës.

Sipas të gjitha gjasave, në bazë të lajmeve që kemi, në fillim të javës që vjen, ambasadori Jetish Jashari, i cili përndryshe është shef i zyrës ndërlidhëse në Beograd do të arrijë t’i vizitojë këta tre policë”, tha Kurti.

Ai ftoi faktorin ndërkombëtar që ta dënojë agresionin e Serbisë.

Por kujtojmë: SHBA, Britania e Madhe dhe Gjermania kanë bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës, duke potencuar se ata janë të pafajshëm. /tesheshi.com/

You may also like